Lajme

Zvicër: Parlamenti miraton rritjen e buxhetit për ndihma

0
zvicer:-parlamenti-miraton-rritjen-e-buxhetit-per-ndihma

Pjesa më e madhe e fondeve është për ndihmë humanitare (8,78 miliardë CHF), me shtyllat e tjera që janë paqja dhe siguria njerëzore (258 milionë CHF), financimi për shtetet e Evropës Lindore (1,025 miliard CHF) dhe bashkëpunimi për zhvillimin ekonomik (186 miliardë CHF)

Siç u njoftua nga qeveria në shkurt, strategjia e re parashikon një zvogëlim të numrit të shteteve me të cilat ajo punon dhe përqendrimin në katër zona me përparësi: Lindja e Mesme, Afrika Sub-Sahariane, Azia (Qendrore, Jugore dhe Jug-Lindore), dhe Evropa Lindore.

Pjesa më e madhe e debatit në Parlament u përqendrua në sasinë e ndihmës së alokuar, për të cilën disa politikanë në të majtë thanë se ishte shumë e ulët. Parlamentarët e vetëm që kundërshtuan buxhetin ishin nga Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.

Lexo të tjera