Lajme

Zyberaj: Kur Thaçi është jashtë vëmendjes ai sulmon një proces apo individ, por takimi me Lajçak është një hap i mirë

0

Hashim Thaçi dhe Mirosllav Lajqak

Jetli Zyberaj nga AKR, ka thënë se takimi i Presidentie Hashim Thaçi dhe Mirosllav Lajçak është një hap i mirë.

Sipas tij, Kur Thaçi është jashtë vëmendjes dhe nuk ka protagonizëm, ai sulmon një proces apo individ.

Zyberaj shkruan se, gabime të tilla që Thaçi bëri me Lajcak në të kaluarën nuk duhet të kishin ndodhur duke bërë thirrje që të jetë  i përgjegjshëm presidenti.

Postimi në Facebook:

Takimi midis Presidentit Thaçi dhe të Dërguarit Special të BE, Lajcak është një hap i mirë.

Gabime të tilla që Thaçi bëri me Lajcak në të kaluarën nuk duhet të kishin ndodhur.

Ato ishin më shumë një lojë ping-pongu sesa një diplomaci e vërtetë.

Kur ai (Thaçi) është jashtë vëmendjes dhe nuk ka protagonizëm, ai sulmon një proces apo individ, e në momentin që fiton vëmendje dhe protagonizëm, ai mbështet fuqishëm procesin apo individin.

Më i përgjegjshëm president./BS

Lexo të tjera