Sport

ZYRTARE: Atalanta ndeshjet e Ligës së Kampionëve i zhvillon në Bergamo

0
zyrtare:-atalanta-ndeshjet-e-liges-se-kampioneve-i-zhvillon-ne-bergamo

Që kur Atalanta filloi të ngjitej në Serie A dhe të marrë pjesë në garat evropiane, ndeshjet si vendas i ka luajtur në stadiume tjera.

Ata kanë përdorur stadiumin ‘Mapei’ më parë, ndërsa sezonin e kaluar stadiumin ‘San Siro’, të Interit dhe Milanit.

Stadiumi i Atalantës ka qenë në ristrukturim gjatë vitit të kaluar, dhe tani i është dhëna leja për të pritur ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Atalanta konfirmon se ndeshja e parë e Grupid D ndaj Ajax do të luhet në stadiumin e tyre, duke u ndjekur nga Liverpool më 3 nëntor.

Ndeshja e fundit e grupit është ajo me Midtjylland, më 1 dhjetor./Lajmi.net/

Lexo të tjera