Sport

ZYRTARE: Barcelona reagon pas dështimit të Superligës, kërkon kohë për zgjidhjen e problemit

0
zyrtare:-barcelona-reagon-pas-deshtimit-te-superliges,-kerkon-kohe-per-zgjidhjen-e-problemit

Barcelona në një komunikatë zyrtare theksoi se klubi është në dijeni të brengosjeve të tifozëve të futbollit, por se sipas analizave të klubit, tejkalmi i situatës ekonomike do të ishte më i lehtë dhe se ndryshimet duhet të ndodhin në futboll, transmeton lajmi.net.

Më tej, Barça theksoi se të gjithë mbajtësit e aksioneve të klubit janë të rëndësishëm dhe pa një vendim gjithëpërfshirës nuk do të merret asnjë vendim.

Sidoçoftë, Barcelona thekson që sipas Gjykatës së Drejtësisë nuk ndalohet krijimi i një formati të ri, dhe nevoja për këtë gjë është ende dhe se klubi do të analizojë në të ardhmen opsionet e mundshme.

“Duke pasur parasysh reagimin e publikut që projekti i Superligës Evropiane ka gjeneruar në shumë dhe shumë sfera të ndryshme, nuk ka dyshim që FC Barcelona vlerëson se kërkohet një analizë shumë më e thellë e arsyeve që e kanë shkaktuar këtë reagim në mënyrë që të rishikohet, nëse është e nevojshme, dhe në masën e kërkuar, propozimi siç është formuluar fillimisht dhe zgjidh të gjitha ato çështje, gjithmonë për të mirën e interesit të përgjithshëm të botës së futbollit”, u tha në deklaratë.

“Një analizë e tillë e thelluar kërkon kohë dhe qetësi të nevojshme për të shmangur ndërmarrjen e ndonjë veprimi të nxituar”, deklaroi Barcelona.

Më poshtë mund të shihni komunikatën e plotë të Barcelonës./Lajmi.net/

Lexo të tjera