Sport

ZYRTARE: Caktohet gjyqtari për El Clasico

0
zyrtare:-caktohet-gjyqtari-per-el-clasico

Gjatë javës së fundit është spekuluar nga mediat spanjolle se Mateu Lahoz do të jetë i deleguari për ndeshjen e El Clasicos dhe një gjë e tillë është zyrtarizuar tashmë, transmeton lajmi.net.

Ky pritet të jetë një lajm i keq për Barcelonën, kjo për arsye se nën drejtimin e tij Barcelona ka fituar vetëm një ndeshje nga pesë të mundshme.

Rekordi në El Clasico i Mateu Lahoz:

Real Madrid 2-1 Barcelona – Finalja e Super Kupës Spanjolle 2012/13 Ndeshja e dytë
Barcelona 1-2 Real Madrid – Finalja e Kupës Spanjolle 2013/14
Barcelona 2-1 Real Madrid – 2014/15 La Liga
Barcelona 1-1 Real Madrid – Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës Spanjolle 2018/19
Real Madrid 2-0 Barcelona – 2019/20 La Liga

Herën e fundit kur Barca dhe Madrid u gjykuan nga Lahoz, bardhezinjtë mundën Blaugranët me rezultat 2-0 në Santiago Bernabeu në vitin 2020./Lajmi.net/

Lexo të tjera