Sport

ZYRTARE: Ligue 1 njofton për dënimin ndaj Neymar dhe Alvaro Gonzalez

0
zyrtare:-ligue-1-njofton-per-denimin-ndaj-neymar-dhe-alvaro-gonzalez

Në ‘Le Classique’ u shpërndan plotë pesë kartonë të kuq, mes tyre edhe Neymar. Braziliani pas ndeshjes deklaroi se u fye në baza racore nga mbrojtësi kundërshtar Alvaro Gonzalez.

Neymar më pas e kishte goditur me shuplakë mbrojtësin, çka ka bërë që Ligue 1 të marrë vendim ta suspendojë vetëm për dy ndeshje. PSG është duke luajtur aktualisht ndaj Metz, dhe dënimi për anësorin nuk llogaritet nga ky takim.

Ndërkaq, për mbrojtësin Gonzalez është hapur investigim më i gjerë dhe në rast se konfirmohen fjalët e Neymar, spanjollin e pret një dënim i rëndë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera