Sport

ZYRTARE: Miami GP do të jetë pista më e re në Formula 1

0
zyrtare:-miami-gp-do-te-jete-pista-me-e-re-ne-formula-1

Nga viti 2022, Formula 1 do të nis garën e Miami GP, e cila do të mbahet afër “Hard Rock Stadium”, transmeton lajmi.net.

Kjo garë e cila do të jetë e para që nga viti 1959 në shtetin amerikan, do të mbahet në një plan urbanistik të ri emocionues në kompleksin “Hard Rock Stadium” në Miami Gardens, shtëpia e klubit të famshëm të NFL Miami Dolphins.

Kontrata është firmosur për 10 vitet e ardhshme dhe gara prestigjoze tani ka vendin edhe në Amerikë. Pista ka 19 kthesa, dhe do jetë e gjatë 5.41 km.

Formula 1 ka bërë të ditur lajin në uebfaqen zyrtare dhe përmes llogarisë në Twitter.

Miami do të jetë vendi i 11-të që Formula 1 ka garuar në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i Kampionatit në 1950, pas Indianapolis, Sebring, Riverside, Watkins Glen, Long Beach, Las Vegas, Detroit, Dallas, Phoenix dhe Circuit of the Americas në Austin./Lajmi.net/

Lexo të tjera