Sport

ZYRTARE: Nevil Dede trajner i KF Tiranës

0
zyrtare:-nevil-dede-trajner-i-kf-tiranes

Kampionët e Shqipërisë përmes një komunikate të lëshuar, kanë bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me trajnerin Dede.

Njoftimi i KF Tiranës:

Nevil Dede është trajneri i ri i KF Tirana.

Klubi i Futbollit Tirana emëron në krye të pankinës bardheblu ish kapitenin legjendar Nevil Dede. I shpallur 8 herë kampion i Superligës Shqiptare, 5 herë fitues i Kupës së Republikës dhe 6 herë fitues i Superkupës, Dede ka shkruar një pjesë të historisë së bardhebluve.

Nevil Dede ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit. Ai do të marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të rradhës.

/Lajmi.net/

Lexo të tjera