Sport

ZYRTARE: Schalke 04 shkarkon Drejtorin sportiv dhe trajnerin Christian Gross

0
zyrtare:-schalke-04-shkarkon-drejtorin-sportiv-dhe-trajnerin-christian-gross

Schalke 04 ka shkarkuar Drejtorin sportiv Jochen Schneider, por edhe trajneri Christian Gross dhe Sascha Riether dhe trajneri i atletikës Werner Leuthard janë shkarkuar nga postet e tyre, transmeton lajmi.net.

Gross erdhi tek Schalke në janar duke zëvendësuar ish-trajnerin, Huub Stevens, dhe tani ai është gati të largohet.

Sipas gazetarit sportiv, Derek Rae, i cili citon burimet e tij tek klubi gjerman, Schalke do të zyrtarizojë shkarkimet e Jochen Schneider, Sascha Riether dhe Werner Leuthard, por sipas gazetarit edhe trajneri Gross është në këtë listë.

Tani edhe skuadra e Schalkes ka zyrtarizuar lajmin.

“Pas humbjes 5-1 në VfB Stuttgart ka pasoja të gjera në hierarkinë e klubit: FC Schalke 04 liroi të Dielën, trajnerint Christian Gross dhe ndihmësin e tij Rainer Widmayer”, u tha në deklaratën e klubit

“Sascha Riether, koordinator i departamentit të lojtarëve të licencuar dhe Werner Leuthard, gjithashtu u liruan nga detyrat e tyre. Në të njëjtën kohë, Bordi mbikëqyrës vendosi në një thirrje konference që Jochen Schneider, Drejtori sportiv do të largohej nga klubi me efekt të menjëhershëm.

Sipas Rae, Schalke pritet ta zëvendësojë Christian Gross me një ish-lojtar të klubit, Clemens Toinnies është njëri nga emrat e përmendur./Lajmi.net/

 

Lexo të tjera