Sport

ZYRTARE: Valentino Rossi do të jetë me Petronas në sezonin 2021

0
zyrtare:-valentino-rossi-do-te-jete-me-petronas-ne-sezonin-2021

Piloti italian ka arritur marrëveshje me Petronas SRT, skuadrën e Malajzisë, përcjell lajmi.net.

Për këtë marrëveshje është shprehur i lumtur edhe ish kampioni i botës, duke thënë se po kalon në një skuadër mirë të organizuar.

“Jam shumë i lumtur të vazhdojë garat edhe në 2021 dhe ta bëj këtë me Petronas Yamaha SRT. Ata janë seriozë dhe mirë të organizuar”, ka thënë Rossi, transmeton lajmi.net.

“Do të jetë mirë të kem Francon si shok skuadre. Mendoj se mund të punojmë mirë së bashku për të bërë gjëra të mira”, shtoi italiani.

‘Doktori’ mendohej se do t’i jepte fund karrierës pas këtij sezoni, por duket se ka ndjenjen sikur është i gatshëm për një sezon shtesë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera